Ministria njofton specializantët e mjekësisë së punës në Gjakovë se nesër do t’i marrin kontratat

Kosova

Ministria njofton specializantët e mjekësisë së punës në Gjakovë se nesër do t’i marrin kontratat

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se specializantët e mjekësisë së punës në Gjakovë, të cilët e kanë fituar të drejtën e specializimit në kuadër të IMP-së në Gjakovë, nesër mund të marrin kontratën e tyre të shkollimit specialistik.

“Specializantët, kontratat e tyre, do t’i marrin nesër, e martë, 2 mars 2021, në ora 14:00 në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Dy javë më parë është raportuar se 13 specializantë nga Qendra e Mjekësisë së Punës në Gjakovë nga muaji nëntor i vitit të kaluar, kur edhe e kanë nënshkruar kontratën, kanë qenë në pritje për marrje të rrogës për shkollim specialistik.

Më 18 shkurt të këtij viti, disa specializantë kanë protestuar para MSh-së, për mostrajtim të barabartë për pagesën e specializantëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat