Të shtunën ndërprerje të ujit në Mitrovicë e Skenderaj

Kosova

Të shtunën ndërprerje të ujit në Mitrovicë e Skenderaj

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsmuatorët e Mitrovicës në Jug dhe Veri si dhe ata të Skenderajt se të shtunën do do të ketë ndërpreje të ujit nga ora 09:00 – 17:00.

Arsyeja e ndërprerjes qëndron në faktin se kompania “Ibër Lepenc” e cila menaxhon kanalin e ujit të papërpunuar nga e cila ujësjellesi furnizohet me ujë të papërpunuar do të punojë në vendosjen e ujëmatesit në Stacionin e Pompave në Lushtë.

Lusim të gjithë konsumatorët individual, institucional, bizneset etj., që të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre në mënyrë që mos të hasin në vështirësi me rastin e kryerjes se veprimtarive të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat