Qyteti i Kosovës që po vuan nga skamja, barrë e rëndë për kuletën e shtetit

Kosova

Qyteti i Kosovës që po vuan nga skamja, barrë e rëndë për kuletën e shtetit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:33
Mitrovica

Është një qytet në Kosovë, i cili prinë për nga numri më i madh i familjeve me Asistencë Sociale. Në Mitrovicë, janë gjithsej 2.399 persona me 9.922 anëtarë të cilëve ju janë ndarëmjete prej 511,020 eurove nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Derisa numri total në nivel vendi i shfrytëzuesve tëkësaj ndihme sociale është 25.679 familje me 103.189 anëtarë të familjes.

Pandemia Covid-19 padyshim që ka ndikuar në rritjen e numrit të familjeve në Kosovë që kanë aplikuar për Asistencë Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Bazuar në të dhënat me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhjetor 2019, ku numri i shfrytëzuesve të ndihmë sociale në nivel vendi ishin: 24.352 familje, me 98.756 anëtarë të familjes, në dhjetor të vitit 2020 kishte 25.679 familje, me 103.189 anëtarë të familjes që këtë ndihmë sociale.

Kështu bëri të ditur në një përgjigje për media, Musa Demiri, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në këtë ministri.

“Për periudhën dhjetor 2019 - dhjetor 2020, numri i familjeve në Skemën e Ndihmës Sociale është rritur për 1.327 familje, apo 5.16 %  me shumë,  ndërsa numri i anëtarëve të familjes është rritur për 4.433 anëtarë, apo 4.29% më shumë”, tha Demiri.

Ai ka pohuar se deri në muajin janar të këtij viti në Kosovë ndihmë nga Asistenca Sociale kanë përfituar 25.768 familje me gjithsej 103.303 anëtarë.

Derisa Mitrovica është komuna ku kanë aplikuar më shumë familje për Asistencë Sociale.

“Në muajin janar 2021, ndihmë sociale kanë përfituar 25.768 familje me 103.303 anëtarë. Edhe këtë muaj numrin më të madh të familjeve, anëtarëve të familjes dhe shumën e mjeteve e ka komuna apo QPS-ja e Mitrovicës. Në këtë komunë/QPS kanë përfituar ndihmë sociale 2.399 familje apo 9.3% e totalit të familjeve në SNS, 9.922 anëtarë apo 9.6% e totalit të anëtarëve të familjes në SNS, ndërsa shuma e mjeteve që është ndarë për pagesën e këtyre familjeve është 511,020.00 euro apo 9.46% e shumës totale”, tha më tej Demiri.

Shumica e rasteve të reja që kanë kërkuar ndihmë sociale, janë personat që kanë humbur vendet e tyre të punës pas përhapjes së pandemisë Covid-19 edhe në Kosovë.

Sociologu Genc Xërxa tha se masat kufizuese të ndërmarra nga institucionet e vendit si dhe mbyllja e bizneseve, ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës ta humbin edhe vendin e tyre të punës prej së cilës mbanin ekonomikisht familjet e tyre.

Ai madje për këto masa, fajin ua hedh edhe institucioneve, që për siç thotë ai përmes shtrëngimit të masave ku nuk i kanë respektuar vet, për shkak tyre qytetarët kanë humbur vendet e tyre tëpunës.

“Institucionet po mundohen me krijuar masa kufizuese për parandalimin e rasteve të reja, e në anën tjetër për me qenë shembull për të mirë, të njëjtat masa institucionet po i shkelin. I kemi parë tubimet dhe e kemi parë se qysh i kanë respektuar këto masa partitë politike. Pastaj, ata nuk kanë as të drejtë morale me thënë që po i shtrëngojmë masat. Në aspektin ekonomik janë duke vuajtur shumë bizneset dhe qytetarët që kanë humbur vendet e tyre të punës”, tha Xërxa.

Madje sipas sociologut institucionet e reja të Kosovës, pas formimit të tyre do të kenë para vetës një sfidë të madhe lidhur me vendimet që do t’i marrë për masat kufizuese si dhe sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Kjo pasi, sipas Xërxës, mund të sjell edhe numër më të madh të familjeve që do të aplikojnë për ndihmë sociale pranë insitucioneve përkatëse.

“Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet me një sfidë se a duhet t’i shtrëngojë masat apo jo. Nëse Qeveria e i shtrëngon masat kufizuese, si dhe vazhdon me qenë mungesë edhe vaksina anti-Covid, atëherë do të ketë numër më të madh edhe të rasteve sociale. Nëse do të kishim vaksinë, atëherë do të kishte ndikuar në zbritjen e numrit të infektimit, dhe ish krijuar një lloj imuniteti. Situata kish qenë më e lehtë”, tha në fund Xërxa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat