Ka filluar hapja e rrugës për lagjen Behraj në Carrallukë

Kosova

Ka filluar hapja e rrugës për lagjen Behraj në Carrallukë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:25
Carrallukë

Ka filluar hapja e rrugës për lagjen Behraj në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës.

Punimet në hapjen e kësaj rruge, sot I ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët.

Hapja e rrugës për këtë lagje është jetike për banorët, marrë parasysh edhe konfiguracion in e terrenit dhe ndërtimi I rrugës do të krijoj lehtësi në qarkullimin e tyre dhe jetesën në lagje. 

“Ju uroj për rrugën e re, pasi hapja e saj është jetike për të gjithë banorët, dhe në si qeveri komunale jemi duke u munduar që të investojmë në vendet ku më së shumti nevojë ”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë bisedës me banorët. 

 

Rruga është e gjatë rreth 500 metra dhe mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat