Nesër mbahet aksion për pastrimin e Grykës së Rugovës

Kosova

Nesër mbahet aksion për pastrimin e Grykës së Rugovës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:09
Gryka e Rugovës

Një nismë për pastrimin e Grykës së Rugovës, do të mbahet të dielën, meqë kjo zonë, tash e sa kohë po karakterizohet me ndotje masive nga mbeturinat.

Gzim Murati nga Peja, i cili është iniciatori i këtij organizimi, thotë për klankosova.tv se këtë aksion fillimisht e kishte nisur me një grup të vogël pjesëmarrësish.

Megjithatë tashmë ai tregon se është rritur dëshira e personave për të marrë pjesë në këto organizime për pastrimin e hapësirave të gjelbëruar.

“Këtë herë do të kemi edhe vullnetar nga Shqipëria dhe qytete të tjera të Kosovës”, tha Murati.

Murati shton se ky organizim do të jetë më serioz dhe më i gjërë se organizime dhe iniciativa të tjera.

“Grupet do të ndahen deri në 10 lokacione stacionare, derisa do të ketë grupe të tjera levizëse qe do të mbledhin gjatë rrugës mbeturina”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat