5,601 raste aktive, vazhdon vaksinimi antiCOVID në Kosovë

Kosova

5,601 raste aktive, vazhdon vaksinimi antiCOVID në Kosovë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 07:40
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061.

Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41.867, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Sipas MSH, vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat