​Shqiptohen 814 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Kosova

​Shqiptohen 814 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Më: 17 maj 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie javën e fundit, por rënie nuk kanë shënuar edhe gjobat që po shqiptohen ndaj personave që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm gjatë të dielës, Policia e Kosovës ka shqiptuar 814 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat për mbrojtje nga COVID-19.

Këto masa u vendosen nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Ndërkohë, të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 2 vdekje dhe 71 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat