Gjoshi i PDK-së ironizon me Osmanin lidhur me fotografinë në mesin e liderëve të Ballkanit

Kosova

Gjoshi i PDK-së ironizon me Osmanin lidhur me fotografinë në mesin e liderëve të Ballkanit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 21:27
Vjosa Osmani shihet se është duke qëndruar në rreshtin e dytë të liderëve

Zëdhënësi i PDK-së, Betim Gjoshi, ka krahasuar renditjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor në samitin ‘Brno-Brijumi” Slloveni me kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi merrte pjesë.

Në fotografinë e presidentëve të Ballkanit, Vjosa Osmani shihet se është duke qëndruar në rreshtin e dytë të liderëve.

Gjoshi ka ironizuar me këtë duke thënë se “sllovenët  e kanë kuptuar se si Vjosa Osmani e ofendon vendin e vet sa herë t’i jepet mundësia, prandaj sot e paskan trajtuar njësoj si ajo Kosovë.”

Po ashtu, ai ka publikuar edhe fotografinë ku Thaçi kishte marr pjesë, të gjithë liderët janë të renditur në një linjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat