Ndërron jetë aktivisti i LDK-së

Kosova

Ndërron jetë aktivisti i LDK-së

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:37
LDK

Kryetari i degës së LDK-së në Fushë-Kosovë ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti shumëvjeçar i LDK-së, Sahit Sopjani.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Fadil Krasniqi ka njoftuar se dje ka vdekur aktivisti shumëvjeçar i LDK-së, Sahit Sopjani.
z.Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e Sopjanit.

“Me dhimbje morëm lajmin se ka ikur ne amshim aktivisti ynë, kryetari shumëvjeçar i Nëndegës së LDK-së në Harilaq, Sahit Sopjani. Sahiti kishte shpirt të bardhe, ishte i dashur, modest e punëtor dhe i afërt me të gjithë. E donte shumë jetën! Dje e paska lëne familjen, miqtë, ne dhe gjithë njerëzit që e kanë dashur. Çdo vdekje është e trishtë, por kur ajo godet dhe ndërpret ëndrrat e planet e një te riu si Sahiti energjik e entuziast, trishtimi e dhembja prek deri ne palcë. E dashur familje Sopjani, kolegë e miq të Sahitit, bashkëndjejmë me ju dhe lutemi që i ndjeri të prehet në paqen e pasosur”, ka shkruar Krasniqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat