Veliu kujton Agim Kikajn: Intelektual i rrallë dhe kultivues i idealeve të larta kombëtare

Kosova

Veliu kujton Agim Kikajn: Intelektual i rrallë dhe kultivues i idealeve të larta kombëtare

Nga: A.SH Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:38
Agim Kika

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, në 4 vjetorin e vdekjes së anëtarit të LDK-së, Agim Kikaj ka thënë se, na shkoi kur i është dashur më së shumti familjes politike LDK-së dhe gjithë Kosovës.

“Si intelektual i rrallë dhe kultivues i idealeve të larta kombëtare, gjithmonë ishe aty ku duhej, ku i jepej zgjidhje problemeve e merreshin vendimet e mëdha”, ka shkrua Veliu në Facebook.

Postimi në Facebook:

Katër vite pa Agim Kikajn - mikun, bashkëpunëtorin dhe bashkudhëtarin tim politik që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ikja jote e hershme në botën e përmotshme ishte tronditje për ne të gjithë. Na le më të varfër për një deputet të vyeshëm dhe një veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare.

Na shkove kur i duheshe më së shumti familjes tënde politike LDK-së dhe gjithë Kosovës.

Si intelektual i rrallë dhe kultivues i idealeve të larta kombëtare, gjithmonë ishe aty ku duhej, ku i jepej zgjidhje problemeve e merreshin vendimet e mëdha.

Do të na mungosh gjithmonë Kikë. Do të na mungojë njeriu guximtar, i vullnetit e dijes. Njeriu që gjithmonë i tha fjalët e duhura në vendin e duhur. Njeriu që rrezatoi dashuri e pozitivizëm për të gjithë.

I përjetshëm kujtimi për ty miku im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat