Bastisen disa lokacione në rajonin e Ferizajt, konfiskohen armë zjarri

Kosova

Bastisen disa lokacione në rajonin e Ferizajt, konfiskohen armë zjarri

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:56
Pamje pas konfiskimit

Sot, hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga rajoni i Ferizajt, me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të policisë, ky aksion ishte vazhdimësi e hetimeve nga rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, që ka ndodhur me datën 07.03.2021, ku pati shkëmbim zjarri  mes të dy grupeve.

Me ketë rast, në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar  2 armë të zjarrit (pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre), ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.

Me vendim të Prokurorit të rastit , ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Image
Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat