Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Javë me mot të paqëndrueshëm, me shi e bubullima. Të martën e mërkurën, intervale më të gjata me diell.

Datat:

6.06.2021 – Java e dytë e qershorit do të karakterizohet me mot më të paqëndrueshëm. Kushtet për zhvillime të shtrëngatave me shi që paraqiten sot, priten edhe ditën e hënë që nga orët e mëngjesit, derisa temperaturat pësojnë një rënie të lehtë.

Ditën e martë e mërkurë do të ketë më shumë intervale me diell, por përreth viseve malore mbeten kushte për rrebeshe shiu. Ndërsa ditën e enjte e të premte sërish priten zhvillime të rrebesheve më të shpërndara me bubullima.

Sipas parashikimeve të fundit, këto kushte me mot të paqëndrueshëm me shi e bubullima mbeten edhe ditëve të fundjavës.

Në ditët vijuese indeksi i cilësisë së ajrit mbetet përreth vlerave të pranueshme, vende-vende kohëpaskohe mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Ditën e hënë indeksi i rrezeve UV do të jetë përreth vlerave mesatare, e nga dita e martë në vlera të larta, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.

7.06 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten kushte për të reshura shiu të cilat gjatë ditës zhvillohen edhe si shtrëngata shiu. Vende-vende reshjet vazhdojnë edhe vonë në mbrëmje.

8.06 – Pjesërisht vranët e me intervale më të gjata me diell. Mirëpo, përreth viseve malore mbeten kushte për rrebeshe shiu me bubullima.

9.06 – Intervale më të gjata me diell. Orëve të pasdites përreth viseve malore me kushte për rrebeshe shiu e bubullima.

10.06 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.

11.06 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit pësojnë rënie të lehtë ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes, ku lëvizin brenda vlerave mesatare, deri ditën e premte kur pësojnë sërish rënie të lehtë. Minimalet luhaten nga 12C deri në 14C, e maksimalet zbresin në 21C ditën e hënë, e më pas lëvizin nga 23C deri 25C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike brenda vlerave normale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat