Moti për sot me reshje shiu

Kosova

Moti për sot me reshje shiu

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 06:52
Ilustrim

Vazhdon moti i paqëndrueshëm edhe përgjatë fundjavës, me shi e bubullima. Temperaturat në rënie graduale.

11.06 - Kryesisht me vransira. Që nga orët e paradites priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vazhdojnë deri orëve të mbrëmjes. Vende-vende reshjet mund të jenë intenzive, e nuk përjashohen mundësitë edhe për breshër.

12.06 - Kryesisht vransira dhe intervale me diell, e pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

13.06 - Kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu, që gjatë ditës vende-vende shoqërohen edhe me bubullima.

14.06 - Kryesisht me vransira, e gjatë ditës me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 10C deri 13C, e maksimalet nga 24C e 25C ditën e enjte zbresin deri në 20C ditën e diel, e të hënën edhe në 17C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 3-12m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes nga java e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat