Mbahet kampanja kundër korrupsionit 'Sinjalizo'

Kosova

Mbahet kampanja kundër korrupsionit 'Sinjalizo'

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) organizon kampanjen edukativo-informuese, "Sinjalizo".

''Korrupsioni shkakton dëme të pariparueshme për shoqërinë në përgjithësi, duke bërë që të humben shuma të mëdha të parasë publike. Qytetarët, bashkë me ju, mund të ndihmojnë që të shpëtohen këto para.''

''Duke pasur parasysh se pa mediat nuk mund të bëhet luftë efikase kundër korrupsionit dhe se për këtë temë qytetarët varen te etika e raportimit të gazetarëve, ju ftojmë që të Sinjalizoni bashkë me ne dhe me qytetarët, të merkuren më 16 qershor, 2021, në sheshin ‘’Zahir Pajaziti” në Prishtinë'', thekson RAI.

RAI fton ekipet televizive, për ta dëshmuar këtë moment të rrallë të shpëtimit të parasë nga shkatërrimi.

Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), është një organizatë ndërqeveritare që merret posaçërisht me çështjet e luftës kundër korrupsionit.

Me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, tashmë operon në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, duke ofruar një platformë të përbashkët për dialogun, shkëmbimin e informacionit si dhe praktikat më të mira anti-korrupsion në Evropën Juglindore.

“Sinjalizo” është pjesë një kampanje edukativo-informuese, që realizohet nga RAI, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit "Ndërprerja e Heshtjes përmes Përmirësimit të Politikave dhe Kulturës së Raportimit të Korrupsionit nga Sinjalizuesit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi".

Në kuadër të këtij projekti, Sekretariati i RAI, është duke punuar po ashtu në fuqizimin e legjislacionit dhe kornizës institucionale për mbrojtjen e sinjalizuesve, në përputhje me Direktivën e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat