Haradinaj bën homazhe në Gllogjan: Qofshim të lirë përjetë

Kosova

Haradinaj bën homazhe në Gllogjan: Qofshim të lirë përjetë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:11
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Haradinaj me këtë rast ishte i shoqëruar edhe nga kreu i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në shënimin e Ditës së Çlirimit të Deçanit.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se për të është nder që të jetë në Gllogjan për të respektuar dëshmorët dhe lirinë që e gëzon jo vetëm vend, por e tërë Kosova.

Madje ai pati një urim të veçante për të gjithë të pranishmit duke uruar që të jemi në lirë përjetë.

“Tani jemi në nderim dhe respekt për dhimbjen dhe sakrificën tonë deri në liri edhe të Gllogjanit por edhe të krejt Kosovës, qofshim të lirë përjetë”, tha Haradinaj.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se është nder që gjendet Gllogjan për të nderuar dëshmorët dhe për të kujtuar ata që janë duke u gjykuar në Hagë.

“Është nder të jemi  këtu sot për homazhe dhe për të nderuar me lavdi dëshmorët”, tha Ramosaj.

Përderisa banori i Gllogjanit, Ramiz Bajrami tha se është emocion i veçantë për të kujtuar të rënët për liri.

“Është emocion i veçantë kur kujtojmë të rënët për liri dhe këta dëshmorë, kujtojmë mirë masakrat që janë bërë, po bëhet për dëshmorët dhe familjarët, por që duhet bërë më shumë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat