Limaj uron bashkëvendësit për ditën e çlirimit të Malishevës

Kosova

Limaj uron bashkëvendësit për ditën e çlirimit të Malishevës

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 14:36
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës për 16 qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, nga vjen edhe vet i pari i kësaj partie.

“16 qershori është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë bashkëvendësit e mi të komunës së Malishevës, është Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve. Është kjo ditë e shënuar, ku ne kujtojmë me shumë krenari kontributin madhor të çdo dëshmori të kombit tonë, që dhanë dhe jetën për çlirimin e Malishevës dhe lirinë e Kosovës”.

Limaj tha se sakrifica e shumë brezave, gjaku i dëshmorëve, mundi i çdo çlirimtari dhe kontributi i një populli të tërë në momentet më jetike për kombin, duhet të jetë motiv dhe udhërrëfyes për të gjithë, që me punë e përkushtim ta forcojmë Kosovën dhe t’i ruajmë vlerat tona kombëtare.

“Urime Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve të gjithë qytetarëve të Malishevës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat