Rregullohet problemi në Minierën Trepça në Stantërg

Kosova

Rregullohet problemi në Minierën Trepça në Stantërg

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 20:22
Foto

Problemi që ishte me ashensorin i cili bart (transporton) minatorët e Minierës Trepça në Stantërg është rregulluar.

Këtë e bën të ditur nga Miniera e Trepçës në rrjetin social Facebook, duke shtuar se puna i është kthyer normalitetit.

“Pas një pune prej 72 orëve, më në fund u sajua problemi që ishte me ashensorin i cili bart (transporton) minatorët e Minierës Trepça në Stantërg”.

“Nga ky moment Minierës i rikthehet normaliteti i punës dhe njëherë i falënderojmë të githë ata që kontribuuan në zgjidhjen e problemit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat