Japonia i dhuron 810,000 euro Kosovës për pajisje mjekësore

Kosova

Japonia i dhuron 810,000 euro Kosovës për pajisje mjekësore

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:49
Foto nga takimi

Pajisje mjekësore në vlerën prej 810,000 euro u dhuruan sot nga Qeveria e Japonisë në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve spitalore për të rritur kapacitetet dhe shërbimet shëndetësore për përballimin e pandemisë.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se me arritjen e këtyre pajisjeve është implementuar plotësisht marrëveshja për dhënien e pajisjeve, e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë,Arben VITIA dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.

Vitia ka falënderuar atë duke thënë se Japonia i qëndroi afër Kosovës në kohën sfiduese të pandemisë.

“Në përpjekjet tona përgjatë këtyre 15 muajve, ja kemi dalë t’i përgjigjemi situatës falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët nuk u dorëzuan, në shërbim të shëndetit publik”.

Ogasawara theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor

Nga mbështetja e Japonisë janë dhuruar 7 monitorë shtrati, 3 termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile.

Pajisjet do të shpërndahen nga sot, kryesisht në spitalet e përgjithshme, si dhe klinikat e SHSKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat