Vazhdojnë ndryshimet në Polici: Zëvendësohet komandanti i Stacionit Policor në Podujevë

Kosova

Vazhdojnë ndryshimet në Polici: Zëvendësohet komandanti i Stacionit Policor në Podujevë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:17
Isak Ejupi

Në kuadër të ndryshimeve që janë duke u bërë në Policinë e Kosovës sot është ndërruar edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Isak Ejupi.

Në vend të tij është vendosur Major Nijazi Jashari.

Ndërsa Ejupi tani e tutje do të jetë shef i sektorit të Operativës në Drejtorin për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

Media mëson se pritet të ketë edhe ndryshime të tjera në strukturën e policisë.

Ndryshe, sot gjatë ditës Nazim Sahiti është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Sahiti pritet të transferohet në një pozitë tjetër, si këshilltar në Drejorinë Rajonale të Prishtinës.

Ndërsa në vend të tij është caktuar Musli Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat