Situata pas reshjeve nën kontrrollë, ekipet emergjente të Komunës janë në terren duke sajuar dëmet

Kosova

Situata pas reshjeve nën kontrrollë, ekipet emergjente të Komunës janë në terren duke sajuar dëmet

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 20:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike (mbrojtjes e shpëtimit dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve) kanë dalë në terren në mbështetje të qytetarëve duke punuar në parandalimin e dëmeve eventuale, duke hapur ujëmbledhësit dhe pastruar rrugët.

Në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë si pasojë e mospërballimit të reshjeve të mëdha nga gypat e kanalizimit.. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje.

Tani për tani situata është nën kontrollë, dhe nuk ka vend për panikë.

Komuna e Prishtinës do të ju njoftojë me kohë për rrjedhën e situatës dhe dëmet eventuale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat