OSBE prezanton raportin e pestë vlerësues të të drejtave të komuniteteve

Kosova

OSBE prezanton raportin e pestë vlerësues të të drejtave të komuniteteve

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 06:09
Ilustrim

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë do ta prezantojë sot edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve.

Raporti vlerëson përparimin e shënuar nga ana e institucioneve të Kosovës për sa i përket Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës në fushat e dialogut ndërmjet komuniteteve, sigurisë dhe drejtësisë, gjuhës, arsimit, kthimit, të drejtave socioekonomike, kulturës dhe mediave.

Në këtë edicion të raportit janë paraqitur zhvillimet e konsiderueshme të arritura që nga mbarimi i periudhës së katërt të raportimit në qershor të vitit 2015, si dhe një sërë konstatimesh lidhur me përparimin e shënuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë në pajtueshmëri me detyrimet që rrjedhin nga Konventa Kornizë.

Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi do të mbajnë fjalë rasti, të përcjellur me një prezantim të raportit dhe seancë pyetjesh e përgjigjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat