GLPS shpalos të gjeturat e mekanizmit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kosova

GLPS shpalos të gjeturat e mekanizmit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 06:08
Ilustrim

Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”.

Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do shpalos të gjeturat e analizës të titulluar “Natyra e çështjeve disiplinore në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës dhe funksionimi i mekanizmit disiplinor“.

Të gjeturat e analizës do të fokusohen në mënyrën e funksionimit të mekanizmit disiplinor nga ana e KGjK-së dhe KPK-së, nga momenti i hyrjes në fuqi të LPD-së e deri në muajin maj të vitit 2021.

Për më tepër ky raport përmban analizimin e Ligjit të lartcekur dhe rregulloreve të KGjK dhe KPK për procedurën disiplinore duke trajtuar në detaje përparësitë dhe mangësitë e tyre.

Kujdes i veçantë në këtë drejtim i është kushtuar edhe të dhënave statistikore në lidhje me zhvillimin e procedurave disiplinore.

Poashtu, Drejtësia Sot do të ofrojë një sërë rekomandimesh lidhur me përmirësimin e situatës aktuale të disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat