​Interesim i ulët i qytetarëve të Obiliqit për vaksinim, QKMF me mungesë të materialit mjekësor

Kosova

​Interesim i ulët i qytetarëve të Obiliqit për vaksinim, QKMF me mungesë të materialit mjekësor

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:55
Foto

Në komunën e Obiliqit që nga fillimi i procesit e deri më tani janë vaksinuar vetëm 5 mijë qytetarë kundër Covid-19, ose rreth 20 përqind. Drejtori Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Haki Jashari shprehet i pakënaqur me numrin e të interesuarve për vaksinim kundër Covid-19.

Ai ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mos furnizim me material mjekësor në kohën kur po paralajmërohet një valë e re e Covid-19.

Jashari: Jemi në një situatë të vështirë kur pritet edhe një valë e re

“Vaksinimi në fillim nuk ka qenë aq sa i dëshirueshëm, javën e fundit kemi një rritje, një interesim më të madh, mirëpo prapë se prapë nuk është në nivelin e duhur ose në nivelin për të cilin ne kishim dëshiruar... Diku afër 5 mijë qytetarë deri tash janë vaksinuar. Sa i përket çështjeve të tjera, ka rreth 4 muaj sa i përket furnizimit nga ana e depos qendrore të Ministrisë nuk është në nivelin e duhur. Sepse ne kemi pasur përkrahje, mirëpo nuk i plotëson nevojat. Duhet theksuar edhe një fakt tjetër meqenëse kemi kaluar dhe jemi në situatë të pandemisë dhe shpenzimet kanë qenë enorme sa i përket shërbimeve janë rritur dukshëm kërkesat dhe harxhimet e materialit mjekësor[...]Mirëpo jemi në një situatë të pa lakmueshme meqenëse pritet edhe një valë e re”, thotë ai.

Vaksinimi sa i përket procedurës dhe protokollit është duke shkuar në rregull sipas Jasharit, ku kanë të angazhuar diku rreth 6 mjekë me personel tjetër mbështetës.

Drejtori Jashari në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për rritjen e numrit të qytetarëve që kërkojnë shërbime mjekësore në këtë qendër.

Jashari: Qytetarët t’i shmangen temperaturave të larta në diell

“Po, është evidente sidomos në këto ditë vape të madhe dhe sidomos ardhja e tyre vërehet tek në mbrëmje në shërbimin emergjent, në mjekësinë familjare, si do mos në mbrëmje që është një numër i madh i pacientëve. Kështu që apelojmë të mos dalin në vapë, si do mos moshat e shtyra, personat që vijnë nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe të qëndrojnë në shtëpi nga ora 10:00 deri në orën 17:00 pasdite. Mirëpo është rritje e numrit të tyre”, thotë ai.

Sikur shumë QKMF të tjera, edhe kjo qendër është e furnizuar me insulinë pas një mungese të theksuar për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat