​Lokalizohen zjarret në Komunën e Malishevës

Kosova

​Lokalizohen zjarret në Komunën e Malishevës

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 19:55
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës janë shkaktuar disa zjarre të hapura.

Por falë angazhimit të ekipeve përgjegjëse dhe ndihmës nga komunat fqinje, zjarret janë lokalizuar, përderisa zjarret kanë shkaktuar rrezik edhe për shtëpitë e banimit.

Të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente komunale, përfshi edhe policinë, janë dalë në vendngjarje, përderisa në ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga komunat e Drenasit, Rahovecit e Prizrenit.

Nënkryetari i komunës Hajdin Berisha ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit e Drenasit, Rahovecit, Prizrenit dhe Malishevës, për ndihmën e dhënë për shuarjen e zjarreve dhe njëherësh u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në vende të pasigurta, pasi kjo rrezikon jetën e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat