Një histori e shkurtër e komunës së Malishevës

Kosova

Një histori e shkurtër e komunës së Malishevës

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 7 gusht 2021 Në ora: 17:25
Malishevë

Malisheva është një vend fushor dhe kodrino-malor.

Ka një pozitë gjeografike të një udhëkryqi nëpër të cilën kalojnë rrugët që lidhin shumë komuna, Prizrenin, Klinën, Rahovecin, Fushë Kosovën etj.

Popullsia e Malishevës dhe e vendbanimeve për rreth historikisht janë marrë me bujqësi dhe blegtori.

Duke pasur në konsideratë pozitën gjeografike strategjike pas luftës dytë botërore regjimi monist e konstituoi Malishevën si një qendre komunale me të vetmin qëllim që të ndryshojë strukturën demografike duke sjellë kolon serbë dhe Malazës nga Serbia dhe Mali i Zi, pasi që popullata thuajse në të gjitha vendbanimet për rreth Malishevës ishte homogjene ,që do të thotë ishte shqiptare me vetëm dy tri familje serbe.

Përkundër orvatjeve të regjimit serbo-sllav, mbeti e pa ndryshuar struktura demografike shqiptarë e popullatës së Malishevës.

Regjimi monist serb, duke mos qenë në gjendje për t'i realizuar qëllimet e tij në ndryshimin e strukturës demografike në favor të element serbo‐sllav bëri suprimimin e kësaj komune duke i shpërndarë banorët e fshatrave të ish komunës Malishevës në këtë rast, në tri komunat ekzistuese në këtë periudhë historike, në Komunën e Suharekës , Rahovecit dhe Drenasit.

Më vonë pas ndryshimeve kushtuese dhe aprovimit të Kushtetutës së vitit 1974, më të cilën ngritet niveli i autonomisë së Kosovës, forcat politike të atëhershme në nivel vendi, duke vlerësuar pozitën e rëndësishme gjeografike dhe strategjike të Malishevës dhe mundësinë e afrimit sa më afër pushtetin lokal banorëve të fshatrave për rreth Malishevës, përsëri e konstituan Malishevën në nivelin e statusit të Komunës...

Kjo Komunë ka përjetuar humbje të mëdha gjatë luftës fundit si në viktima në njerëz gjithashtu edhe në infrastrukturë.

Përkundër dëmeve nga mizoritë e Ushtrisë dhe policisë serbe, kjo komunë ka dhënë shumë dëshmorë dhe luftëtarë për lirinë e vendit, me të cilët sot krenohet e tërë Kosova dhe historia e luftës çlirimtare të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës së fundit këtë Komunë e kanë qeverisur tri subjekte politike LDK, PDK dhe NISMA,

Nga të gjitha subjektet Nisma ka bërë investimet më të mëdha.

Qytetarët e komunës së Malishevës, i gëzohen Nismës , e cila prej se e qeverisë komunën e Malishevës e ka ndryshuar për të mirë jetën e banorëve të te gjitha lokaliteteve të kësaj komune.

Janë të shumta investimet në infrastrukturë rrugore, në ujësjellës kanalizime, janë impresive veçanërisht investimet në infrastrukturën shkollore, thuajse nuk ka fshat në të cilinnuk janë ndërtuar shkolla moderne me gjithë infrastrukturën tjetër adekuate përcjellëse, duke filluar nga kabinetet e deri të fushatë sporteve bashkëkohore.

Natyrisht se të gjitha këto të arritura në komunën e Malishevës dhe shumë të tjera të cilat ka qenë e pa mundur të përfshihen në këtë kronikë kaq të përcipt i atribuohen të parit të kësaj komune dhe ekipit tij qeverisës z. Ragip Begaj, për të cilin nuk ka banor i Malishevës, që nuk flet fjalë miradije për gatishmërinë e tij për t'iu dal në ndihmë qytetarë të komunës Malishevës në çdo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat