Në kuadër të aktiviteteve për “Ditën e Pastrimit të Botës” Vushtrria pastron deponitë nga pjesa e Dynekut dhe Pestova

Kosova

Në kuadër të aktiviteteve për “Ditën e Pastrimit të Botës” Vushtrria pastron deponitë nga pjesa e Dynekut dhe Pestova

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:31
Pamje nga pastrimi

Me rastin e 18 shtatorit, Ditës Botërore të Pastimit e cila është ngjarja më e madhe në botë e eleminimit të deponive ilegale të mbeturinave, në Komunën e Vushtrrisë janë organizuar një sërë aktivitetesh për pastrimin e deponive ku janë organizuar disa aksione në vende të ndryshme.

Shënimi i kësaj dite, ka filluar me pastrimin nga Sitnica tek pjesa e quajtur Dyneku si dhe Deponinë në fshatin Pestovë.

Ky aksion i pastrimit është organizuar nga Kompania“Uniteti”, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe nga Drejtoria e Emergjencave të cilat po punojnë së bashku për largimin e deponive nga këtë lokacione.

“Dita e Pastrimit të Botës” organizohet në më shumë se në 180 vende të botës dhe ka për qëllim dhënien e fokusit të plotë të nevojës për kujdesin ndaj mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat