Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Kosova

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Nga 15 shtatori ka skaduar marrëveshja e Brukselit mes Kosovës e Serbisë që i lejonte serbët të qarkullonin lirshëm me veturat e tyre nëpër territorin e Kosovës me targa të Serbisë.

Ato pritet të zëvendësohen me tabela të përkohshme sapo që një veturë serbe të hyjë në territorin e Kosovës.

E një gjë të tillë kosovarët janë të obliguar ta bëjnë sa herë kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, dhe të pajisen me tabela të përkohshme që njihen si “proba”.

Vendosjen e masave reciproke i paralajmëroi të premten edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa nga KDI-ja kanë theksuar se një gjë e tillë u mundësohet Kosovës nga marrëveshja e Brukselit më 2011.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat