Jashari njofton se kanë hapur thirrjen për mbështetjen e bizneseve të vogla

Kosova

Jashari njofton se kanë hapur thirrjen për mbështetjen e bizneseve të vogla

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, njoftoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes muaj me parë, me organizatën gjermane “Help Kosovo”, kanë hapur thirrjen për aplikim për mbështetjen e mbi 25 ide biznesore apo bizneseve të  vogla.

Njoftimi i plotë

Edhe 25 grante për qytetarët e komunës sonë, në vlerë totale prej  83,031.43 euro,

Pas nënshkrimit të marrëveshjes muaj me parë, me organizatën gjermane “Help Kosovo”, kemi hapur thirrjen për aplikim për mbështetjen e mbi 25 ide biznesore apo bizneseve të  vogla, me grante, vlera totale e të cilave mbërrin në 83,031.43 euro,  ku komuna jonë do të bashkëfinancojë me 30% të shumës totale.

Andaj të dashur qytetarë, ju ftoj që të aplikoni në këtë thirrje për aplikim, deri me datën 31.10.2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat