​Fituesi për Malishevë përcaktohet në balotazh

Kosova

​Fituesi për Malishevë përcaktohet në balotazh

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Komuna e Malishevës shkon në balotazh të zgjedhjeve pasi në raundin e parë asnjëri nga dy kandidatët që morën më së shumti vota nuk kaluan shifrën prej 50 për qind.

Ekrem Kastrati i Nismës pas numërimit 100 për qind të votave nga KQZ-ja, ka marrë 34.30 për qind të votave.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Isni Kilaj ka 29.07 për qind në vendin e dytë.

Ndërsa, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajrush Hoti renditet i treti me 16.94 për qind.

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka 15.04 për qind, Kastriot Berisha nga AAK 4.30 për qind dhe Selajdin Bytyçi nga SB 0.35 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat