Këta janë kandidatët më të votuar për asamble nga LDK-ja në Podujevë

Kosova

Këta janë kandidatët më të votuar për asamble nga LDK-ja në Podujevë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:15
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka fituar mbi 11 mijë vota për kandidatët për asamble komunale.

Kjo parti pritet t’i ketë 13 apo 14 këshilltarë komunalë, ndërkohë që me numër përafërsisht të njëjtë do t’i ketë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Media jozyrtarisht ka mësuar emrat e kandidatëve më të votuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa kësaj liste nuk janë disa emra që patën fituar në zgjedhjet e 2017.

Valon Demolli, Demokrat Hodolli, Ilir Koprani, Qëndrim Softolli, Andan Zymeri, Arjanit Topanica, Ajeta Salihu, Arnisa Sylejmani, Edona Shabani, Donjeta Sheqiri dhe Agim Behluli…, janë emrat që kanë marrë më shumti vota në zgjedhjet e së dielës.

Kjo listë mund të ndryshoje, pasi ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në këtë Komunë.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Ekremi Hyseni i LDK-së prin me 16.451 vota, 113 vota më shumë se Shpejtim Bulliqi i VV-së, i cili ka 16.383 sosh. Në vendin e tretë, sipas rezultateve të KQZ-së, është radhitur Floretë Zejnullahu e PDK-së me 2.422, e pasuar nga Besnik Tahiri me 1.479 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat