Abdixhiku në Llap: Fryma e fitores po vërehet në qytet, çdo fshat e çdo lagje

Kosova

Abdixhiku në Llap: Fryma e fitores po vërehet në qytet, çdo fshat e çdo lagje

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 21:20
Abdixhiku ka qëndruar sonte në Llap ku ka vizituar disa fshatra bashkë me kandidatin e tyre për Podujevën Ekrem Hysenin

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka qëndruar sonte në Llap ku ka vizituar disa fshatra bashkë me kandidatin e tyre për Podujevën Ekrem Hysenin.

Ai tha se më 14 nëntor Podujeva do të ketë kryetar të ri Ekrem Hysenin për të cilin thotë se është ndër më të mirët e LDK-së.

“Sonte në Llap. Me Dokun, Ekrem Hyseni, në fshatrat Gllamnik, Letanc e Halabak. Fryma e fitores po vërehet në qytet, çdo fshat e çdo lagje të Llapit. Më 14 nëntor, kjo anë, Podujeva, do ta ketë kryetarin e ri; ndër më të mirët që kemi ne në LDK”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Image

Ekrem Hyseni i LDK-së do të përballet me Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes në balotazhin e 14 nëntorit, pasi asnjëri nga ta nuk mori votat e mjaftueshme që të fitojë në Podujevë në rundin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat