Merovci: Rezultati i zgjedhjeve lokale ka qenë i pritur

Kosova

Merovci: Rezultati i zgjedhjeve lokale ka qenë i pritur

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:16
Safet Merovci

Profesori i ekonomisë, Safet Merovci, ka thënë se sovrani ka vendosur drejt në zgjedhjet lokale.

“Edhe po ta shohim hartën e partive fitues e shohim se janë regjionale”, është shprehur ai.

“Rezultati ka qenë ai që ka qenë i pritur. Zgjedhjet nacionale janë diçka që kemi folur për tema të mëdha si Brukseli, vizat, e në komuna flitet për rrugë, bërllok, vetura në trotuare, ndonjë park”.

Ai ka thekuar se Vetëvendosje ka shënuar rezultat jo të mirë për shkak se Lista Guxo nuk ka pasur ndikim.

Më tej ai për PDK-në ka thënë se në nivel lokal është subjekt i strukturuar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat