​Përkujtohen viktimat e aksidenteve në Kosovë

Kosova

​Përkujtohen viktimat e aksidenteve në Kosovë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Ilustrim

Me ndezjen e qirinjve ka përfunduar aktiviteti treditor në përkujtim të viktimave të aksidenteve rrugore në Kosovë.

Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS së bashku me akademinë Tempulli, Institutin për siguri rrugore dhe hulumtime në transport, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit nga data 18 deri më 21 nëntor kanë shënuar Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor.

Kjo ditë sivjet në qendër të vëmendjes kishte uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik - Shpejtësi të ulët, të cilat kanë potencialin për të parandaluar shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës - fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe.

Ndryshe, në periudhën janar-korrik 2021 në Kosovë si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 65 persona dhe lëndime kanë marrë mbi 8 mijë persona.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vitin 2020, si pasojë e aksidenteve rrugore kanë vdekur gati shtatë persona në muaj, ndërsa këtë viti shifrat tregojnë për një rritje ku për çdo muaj kanë vdekur mbi nëntë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat