Rritet numri i gjobave ndaj qytetarëve që nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19

Kosova

Rritet numri i gjobave ndaj qytetarëve që nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 09:48
Qeveria e Kosovës

Është rritur numri i gjobave që po shqiptohen ndaj qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm në 24 orëshin e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 264 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i përfillën masat e vendosura nga qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Ndërsa një ditë më parë policia shqiptoi 190 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19.

Ndërkohë që masat antiCOVID-19 u vendosen pasi në javën e dytë të muajit gusht ishin rritur rastet pozitive me koronavirus.

Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.Gjithashtu në vendim thuhet se muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Ndërsa në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Kurse asnjë qytetarë nuk ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat