Limaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave

Kosova

Limaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:23
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën në sulmin ndaj autobusit, në Gllogjan të Deçanit.

“Sonte Kosova u trondit nga një sulm makabër në Gllogjan të Deçanit, ku humbën jetën tre qytetarë.” thuhej në një postim në Facebook të Limajt.

Tutje i bëhej thirrje institucioneve përkatëse që sa më parë të zbardhin këtë ngjarje.

Tre persona kanë vdekur dhe një person është plagosur pasi një person i maskuar ka sulmuar me automatik autobusin me nxënës në fshatin Gllogjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat