Nëntë raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve

Kosova

Nëntë raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Sipas raportit ditor të policisë, pos dhunës, në dy raste kishte edhe kanosje. Në të gjitha rastet dyshohet se burrat sulmuan bashkëshortet e tyre.

Në njoftim thuhet se pesë raste të dhunës janë raportuar nga rajoni i Prishtinës, apo dy nga Podujeva, dy nga Fushë-Kosova dhe një nga Prishtina.

Nga një rast ka ndodhur në Gjilan, Ferizaj 1, Gjakove dhe Vushtrri.

Njoftimi i plotw: 

·         Podujevë, 30.11.2021 – 20:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

·         Fushë Kosovë, 01.12.2021 – 00:30.  Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante .

·         Prishtinë, 30.11.2021 – 08:30.  Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

·         Fushë Kosovë, 27.11.2021 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i cili jeton jashtë Kosovës. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social ndërsa me urdhër të prokurorit është cilësuar rasti dhunë në familje. Rasti është duke u hetuar.

·         Podujevë, 01.12.2021 – 15:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e birë (i biri i mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur edhe fizikisht. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Malishevë, 30.11.2021 – 17:00.  Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistës ka mohuar një gjë të tillë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Vushtrri, 01.12.2021 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Shupkovc, Mitrovicë, 01.12.2021 – 18:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Pejë, 01.12.2021 – 16:00.   Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare . Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat