Haradinaj për Osmanin: E ka një vend ceremonial, por vendimet i merr Kurti

Kosova

Haradinaj për Osmanin: E ka një vend ceremonial, por vendimet i merr Kurti

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 23:12
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Thotë se vlerësimet ndërkombëtare thonë se ajo është ‘inekzistente’ në tema të rëndësishme. Thotë se Osmani është dashur ta kundërshtonte Kurtin sa i përket projektit të gazit amerikan.

“Jo vetëm Kurti, as presidentja nuk e ka një status të respektuar. Ishte në Amerikë në njëfarë shëtitje. Presidente e vendit e me të prit niveli i tretë në Departament të Shtetit, nuk ishte ndonjë status. Ishte një shkuarje për qejf”, tha Haradinaj.

‘Mendoj se është në shërbim të kryeministrit zonja Osmani total. Pra nuk po arrin me dalë prej obligimit. I ndjen ndoshta obligim moral a ku e di unë, por s’po del jashtë … Ajo mundet me i ndihmuar Kurtit. Është dashur të dalë pro projektit të gazit. Ndoshta ishin hidhëruar ndërmjet njëri-tjetrit për një javë por i kishte ndihmuar Kosovës dhe kryeministrit”, shtoi ai.

“Çdo vlerësim i jashtëm është që presidentja është inekzistente në tema të rëndësishme në Kosovë. E ka një vend ceremonial, por vendimet i merr Kurti. S’kemi parë qëndrim të saj që e sfidon Kurtin”, theksoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat