Ibërdemaj flet pas shkarkimit: Telenovelë e përgatitur për disa muaj me radhë

Kosova

Ibërdemaj flet pas shkarkimit: Telenovelë e përgatitur për disa muaj me radhë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:16
Isuf Ibërdemaj

Drejtori i shkarkuar i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemaj, ka folur në lidhje me vendimin për shkarkimin e tij.

Ai këtë e quajti vendim tendencioz dhe tha se është përgatitur për muaj me radhë.

“Është bërë praktikë demode për ta lidhur gjithçka me politikë, unë nuk kam prirje të tillë. Por, sidoqoftë vendimi është jashtëzakonisht tendencioz edhe kjo telenovelë është përgatitur për disa muaj rresht”, u shpreh Ibërdemaj.

Ai tha se ky vendim lidhet me rastin e përcjelljes së një të burgosuri për në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Bëhet fjalë për një të përcjellur të burgosurit për në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit dhe kjo është e tëra që aktualisht mund të them”, tha ai.

Tutje, Ibërdemaj tha se vendimin për shkarkimin e tij e ka marrë me shumë sportivitet.

“Unë e kam marrë me shumë sportivitet këtë punë, por edhe me keqardhje, sepse ky vendim i ka lënduar disa kolegë të mi nga shërbimi korrektues, gjithashtu e kam marrë me sportivitet sepse e di se me asnjë veprim nuk e kam ‘koritë’ as shërbimin korrektues dhe as kolegët e mi”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat