KEK-u jep lajmin e mirë sa i përket prodhimit të energjisë

Kosova

KEK-u jep lajmin e mirë sa i përket prodhimit të energjisë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia e Bllokut A4 sot nga ora 20:00 e tutje sipas planifikimit do të filloj me fazën startuese për punë.

KEK njofton se gjatë startimit të kësaj njësie do të krijohet zhurmë, gazra dhe tym që mund të vazhdoj 4 deri në 5 ditë, por nuk paraqet ndonjë rrezik për rrethinën.

Njoftimi i plotë nga KEK-u:

“Për shkak të procesit teknologjik të punës që bëhet në Termocentralin “Kosova-A”, herë pas here mund të ketë edhe probleme teknike. Pas remontit 7 mujor, njësia e Bllokut A4 sot me dt. 03.12.2021 në interval kohorë nga ora 20:00 e tutje sipas planifikimit do të filloj me fazën startuese për punë.

Gjatë startimit të kësaj njësie dhe provave që do bëhen deri në stabilizimin e njësisë, do të krijohet zhurmë, gazra dhe tym, e cila është pjesë e procesit teknologjik të punës, ky proces mund të vazhdoj 4 deri në 5 ditë.

Lidhur me këtë dukuri, paraprakisht po ju informojmë se zhurma që do të krijohet nuk paraqet ndonjë rrezik për rrethinën, por është pjesë e procesit të punës dhe ajo do të tejkalohet pas normalizimit të njësisë për punë.

Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që mos të shqetësoheni për këtë ndodhi”, thuhet në njoftimin e Korporata Energjetike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat