Hipotezë politike para zgjedhjeve parlamentare

Kosova

Hipotezë politike para zgjedhjeve parlamentare

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:09
Pamje nga votimet, 17 tetor 2021

Në qoftë se populli ynë gabon edhe një herë, duke i votuar ata të cilët me djersën e tij krijuan biznese të paligjshme, ndërtuan shtëpi dhe vila moderne nga të hyra të dyshimta, atëherë ky popull një kohë të gjatë do të jetojë në skamje dhe mjerim pa mbrojtje nga drejtësia, i lënë nën mëshirën e fatit.

Në rrethana të tilla do t'i thellohet gjendja e rëndë sociale, humbja e shpresës për një ardhmëri të lumtur, të cilën e meriton populli ynë, duke pasur parasysh pasuritë e tija kombëtare, të cilat i takojnë dhe duhet të menaxhohen në mënyrë të përgjegjshme në përmirësimin e nivelit të jetës së tij.

Dihet se Kosovës nuk i mungojnë resurset natyrore për një jetë më të dinjitetshme për qytetarët e saj.

Mirëpo Kosovës i mungon një klasë politike, e cila më shumë do të mendonte për popullin se sa për xhepat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat