​Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Kosova

​Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 347 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që sot hyjnë në fuqi masat e reja kundër shpërndarjes së COVID-19, e për të cilat Qeveria e Kosovës lajmëroi një ditë më parë.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

Gjithashtu, që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyrje në Republikën e Kosovës.

Sipas masave të reja, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media ka thënë se këto masa janë marrë pas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe gjendjes epidemiologjike në botë.

“Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë krahas saj do të kërkohet testi PCR- negativ ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19. Nga 3 janari i vitit 2022 për hyrje të Republikës së Kosovës do të vlejë dëshmia e vaksinimit të plotë. Për të inkurajuar vaksinimin dhe qasje e qytetarëve në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit. Tash që ka filluar vaksinimi i qytetarëve mbi 12 vjeç e tutje kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë e lartpërmendura përmes kategorive do të lirohen personat nen 12 vjeç, personat me dëshmi mjekësorë që kanë kundër indikacione shkencore të vërtetuara për mos vaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testi PCR- negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 48 orë. Për të evituar mbingarkesën spitalore, mbylljen e shkollave dhe ekonomisë, punonjësve në institucione publike dhe private, udhëtarët që shpërblehen me transportim publik dhe privat, nxënësit dhe studentët, shfrytëzuesit e qendrave tregtare dhe gastronomisë do t’u kërkohet dëshmitë vaksinimi i plotë apo i pjesshëm, mirëpo bashkë me të vërtetimi e shërimit apo rezultatin e PCR”, ka thënë ai.

Gjithashtu, që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyrje në Republikën e Kosovës. Mbajtja e maskës vazhdon të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Ndërkaq, as orari i gastronomisë nuk ka ndryshuar, sektor i cili lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat kundër pandeminë COVID-19.

Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 322, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 828.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat