​Pas gjashtë muajsh, sot përfundojnë Zgjedhjet Lokale 2021

Kosova

​Pas gjashtë muajsh, sot përfundojnë Zgjedhjet Lokale 2021

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 09:34
Ilustrim

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet ta përfundojë procesin e Zgjedhjeve Lokale të këtij viti, të cilat u shpallën më 15 qershor.

Pas plotë gjashtë muajsh, KQZ do ta përmbyllë këtë proces me certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim se gjatë ditës së sotme (e premte, 17 dhjetor, ora 13:30) KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit ishin të shtatat me radhë për Kuvende Komunale dhe të pestat për Kryetarë të Komunave.

Në raundin e parë 17 komuna zgjedhën kryetarët e tyre, ndërsa raundi i dytë u organizua në 21 të tjera, në mesin e të cilave edhe komunat e mëdha si Prishtina dhe Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat