Bujqit e Lipjanit protesojnë nesër, të pakënaqur me përzgjedhjen e komunës për kompensimin

Kosova

Bujqit e Lipjanit protesojnë nesër, të pakënaqur me përzgjedhjen e komunës për kompensimin

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 23:32
Ilustrim

Rreth 50 bujq nga Komuna e Lipjanit, do të dalin nesër në protestë për pakënaqësitë në lidhje me emrat e përzgjedhur nga Komuna për kompensimin e dëmeve nga reshjet e këtij viti të cilat janë dërguar në Ministrinë e Bujqësisë.

Protesta është thirrur për të martën në ora 9:00.

Parashihet bllokimi i rrugës me traktorë para objektit të Komunës së Lipjanit.

Bujqit lipjanas po ankohen se ndaj tyre është bërë padrejtësi dhe janë anashkaluar nga ekzekutivi lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat