Me pak fjalë për Kosovën mund të thuhen shumë të vërteta!

Kosova

Me pak fjalë për Kosovën mund të thuhen shumë të vërteta!

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 janar 2022 Në ora: 23:00
Adem Bytyçi

Kosova është vendi më i ndjeshëm i gjeopolitikës evropiane dhe amerikane.

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës.

Zemra e Kosovës është liria e popullit të Kosovës.

Shpirti i Kosovës janë pasuritë e Kosovës.

E ardhmja e popullit të Kosovës është paqja dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës.

Drita e Kosovës është arsimi i popullit të Kosovës.

Forca e Kosovës qëndron në tolerancën ndërfetare dhe në respektimin e dallimeve ndëretnike.

Historia e Kosovës është sakrifica e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. 

Bashkimi i Kosovës me Shqipëri nuk bëhet me luftë, por me mend, kjo mund të bëhet realitët vetëm atëherë kur duan SHBA-të dhe miqtë tanë evropianë, rolin vendimtar përveç Amerikës në këtë aspekt e kanë Anglia, Gjermania dhe Franca.

Ndërkaq, Serbia dhe Rusia, gjithmonë do ta kundërshtojnë bashkimin kombëtar shqiptar, por në të ardhmen nuk do të mund ta ndalin këtë proces, siç nuk mund të ndalet tsunami apo edhe fuqitë tjera madhore natyrore siç janë vullkanët dhe tërmetet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat