Shtatë raste të dhunës në familje, katër përfundojnë në procedurë të rregullt

Kosova

Shtatë raste të dhunës në familje, katër përfundojnë në procedurë të rregullt

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Në Prishtinë një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga personi me të cilin bashkëjeton.

“Prishtinë 24.01.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilën është duke bashkëjetuar. I dyshuari nuk është takuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Në Lipjan një person ka tentuar që ta sulmojë fizikisht babën e tij. Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.

Lipjan 24.01.2022 – 10:30. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta sulmoj fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Ndërkaq në një rast tjetër në Lipjan është shoqëruar në polici një person pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit edhe ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Lipjan 24.01.2022 – 17:42. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Edhe në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi e sulmoi fizikisht gruan e tij. Prokurori vendosi që ai të lirohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 25.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Një person në Viti u sulmua fizikisht nga gruaja dhe djali i tij. Edhe ky rast me vendim të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.

Viti 17.01.2022 – 19:00. Më 24.01.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja edhe djali i tij të dyshuarit kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Edhe në Prizren një rast i dhunës në familje me vendim të prokurorit shkoi në procedurë të rregullt.

“Prizren 24.01.2022 – 17:06. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë pas konflikt në mes tyre. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Gjakovë u arrestua dhe u dërgua në mbajtje një person që e sulmoi fizikisht babanë e tij.

Gjakovë 24.01.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat