Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Kosova

Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 414 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja anti-COVID.

Në kuadër të këtyre masave është kufizuar lëvizja e lirë e qytetarëve, prej orës 22 deri në ora 5, ndërkohë që gastronomia lejohet të punojë deri në ora 21.

Sipas këtyre masave, personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-COVID, ose dy doza dhe anti-COVID negativ PCR brenda 24-orësh.

NDërkohë sot pritet lehtësimi i masave kundër përhapjes së pandemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat