Rahovec, vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ekspozimi i mallrave ushqimor

Kosova

Rahovec, vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ekspozimi i mallrave ushqimor

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoresha për Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku pas afatit ligjor, dhe me informimin e sipërmarrësve që të lirojnë hapësirat publike nga ekspozimi i mallrave ushqimor, ka dal në terren sëbashku me inspektorët komunal dhe Stacionin Policor në Rahovec, kanë filluar me aksionin për lirimin e trotuareve dhe hapësirave për këmbësor me qëllim që të shfrytëzohen plotësisht prej qytetarëve.

“Falënderojmë të gjithë pronarët e bizneseve private dhe përshëndesim gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe lirim të hapësirave publike prej materialeve të tyre ushqimore.

Ky aksion do të vazhdojë në të gjitha rrugët dhe të gjithë hapësirat publike në qytet dhe fshatra dhe i njëjti do të zgjasë aq sa do të jetë e nevojshme që t’jua kthejmë në përdorim hapësirat publike qytetarëve.

Të gjithë ata të cilët nuk do të respektojnë këtë kërkesë dhe do të veprojnë në kundërshtim me kërkesat e inspektoratit komunal do të dënohen me dënime përkatëse. Sipërfaqet publike u përkasin të gjithëve njëlloj pa përjashtime”, ka thënë drejtoresha Boshnjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat