Në 52-vjetorin e themelimit të UP-së, shpërblehen me mirënjohje profesorët

Kosova

Në 52-vjetorin e themelimit të UP-së, shpërblehen me mirënjohje profesorët

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:29
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Me rastin e shënimit të 52-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, ka ndarë mirënjohje për profesorët në pension dhe profesorët të cilët kanë promovuar kërkimin shkencor të UP-së në arenën ndërkombëtare.

Për kontributin e tyre të dhënë për dekada me radhë për UP-në, si dhe për sukseset e shënuara së fundi në fushën e kërkimit shkencor, rektori Sahiti falënderoi përzemërsisht profesorët. “Ju sigurisht keni dhënë kontribut edhe në sfera të tjera që keni zhvilluar, por kam bindjen që puna e bërë për UP-në ka një vlerë të veçantë edhe për ju. Vërtet të gjithë ju duhet të jeni krenarë për veprimtarinë tuaj,” theksoi Sahiti.

Profesorët në pension të cilët janë shpërblyer me mirënjohje:

Prof. dr. Kadri Metaj- Fakulteti Filozofik   
Prof. dr. Rexhep Gjergji- Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore          
Prof. dr. Sabri Hamiti- Fakulteti i Filologjisë         
Prof. dr. Osman Ismaili- Fakulteti Juridik  
Prof. dr. Myrvete Badivuku - Fakulteti Ekonomik
Prof. dr. Fevzi Berisha- Fakulteti i Ndërtimtarisë     
Prof. dr. Jusuf Krasniqi- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Prof. dr. Azem Kyçyku- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Prof. dr. Ruke Shala-Beqiraj- Fakulteti i Mjekësisë  
Prof. dr. Faik Krasniqi- Fakulteti i Arteve           
Prof. dr. Sylë Tahirsylaj- Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë      
Prof. dr. Sadik Krasniqi- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit      
Prof. dr. Aferdita Zuna - Fakulteti i Edukimit             
Prof. dr. Erneste Jedrashi-Qata - Fakulteti i Arkitekturës         

Për promovimin e kërkimeve shkencore të UP-së në arenën ndërkombëtare u shpërblyen me mirënjohje:

Prof. asoc. dr. Zamira Hyseni - Duraku
Prof. asoc. dr. Lindita Tahiri
Prof. asoc. dr. Qerim Qerimi
Prof. asoc. dr. Kreshnik Hoti
Prof. asoc. dr. Halil Ibrahimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat