Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Kosova

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Më: 4 mars 2022 Në ora: 07:00
Ilustrim

Dita e premte do të karakterizohet me kushte të ngjashme meteorologjike.

Në viset malore kryesisht në malet e Sharrit parashihen reshje bore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë e vranët dhe me intervale me diell.

Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Sipas parashikimeve numerike gjysma e parë e marsit do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat