Shtëpia e Evropës dhe Ambasadorët e Rinj Evropian shënojnë ditën e gruas me një aksion rrugorë “KUSH JAM UNË SI GRUA”

Kosova

Shtëpia e Evropës dhe Ambasadorët e Rinj Evropian shënojnë ditën e gruas me një aksion rrugorë “KUSH JAM UNË SI GRUA”

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:55
Pamje nga aksioni

Shtëpia e Evropës në Kosovë së bashku me Ambasadorët e Rinj Evropian, një rrjet i nisur në gusht 2020 nga një program komunikimi Rajonal për Ballkanin Perëndimor, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian me rastin e shënimit të Ditës së Gruas - 8 Marsit organizuan aksionin rrugorë me pyetjen “KUSH JAM UNË SI GRUA”? 

20 Ambasadorë ishin të pranishëm si organizatorë ku biseduan me gratë që po ecnin në zonën e ngjarjes, në sheshin Zahir Pajaziti duke u kërkuar nga ato të shkruajnë në totem përgjigjen e tyre. 

Aksioni fokusohet në shënimin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, si pjesë e fushatës globale #breakthebias dhe me fokusin kryesor se si ndihen gratë për identitetin e tyre sot.

Gratë gjithashtu, vullnetarisht, kanë folur me YEA-të përmes klipeve të shkurtra të regjistruara në mediat sociale mbi temën e të drejtave të grave si dhe në fokusin drejt një botë të barabartë gjinore. Një botë pa paragjykime, stereotipa dhe diskriminim. Një botë që është e larmishme, e barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Individualisht, ku të gjithë jemi përgjegjës për mendimet dhe veprimet tona - gjithë ditën, çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat